Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.
“Ne mburremi që kemi futur sterilizimin”, tha Mersini.
GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj.
GJKKO po ashtu la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Saimir Kadiun e Marsela Serjanajn, drejtorë në Ministrinë e Shëndetësisë. GJKKO la në ‘detyrim paraqitje’ zyrtarët e MSH, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini si dhe shefin e Kirurgjisë, Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë.