Aksident i dyfishtë në Shkodër, disa të plagosur - detajet e para

Shqipëria

Aksident i dyfishtë në Shkodër, disa të plagosur - detajet e para

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Shkodër- Kryebushat në vendin e quajtur Melgushe.

Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku si pasoje nje mjet tip “Audi” me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin dy persona, është perplasur edhe me një mur betoni.

Ndërsa mjeti tjeter tip “Opel” me targa italiane në të cilin ndodheshin një familje emigrantësh, ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në spital janë dërguar 2 personat qe ndodheshin në mjetin tip “Audi”, si dhe dy fëmijët e mitur.

Nga të dhënat nga Spitali Rajonal i Shkodrës, mësohet se të gjithë personat e mbërritur në spital janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa femijët kanë pësuar vetëm tronditje. Në vendngjarje ndodhen policia dhe ekspertët e qarkullimi rrugor të cilet po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat