Ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Rama, juristi i njohur Ylli Manjani, ka mbetur pa fjalë nga lajmi se SPAK nuk ka arritur ta gjejë kontratën origjinale të koncesionit të Sterilizimit në ministrinë e Shëndetësisë, kontratë për të cilën janë derdhur 80 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe janë arrestuar sot tetë zyrtarë dhe koncensionari vetë.
Habia e Manjanit në rrjetet sociale përmblidhej në shprehjen “këtu është i gjithë shteti për burg!
“Hahahahahahahahahahhaahahahhahahahahaahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhaahha Ooo, sa kam qesh! Lot or lot!” shkroi ish-ministri në goditjen e parë që mori nga lajmi dhe pas pak minutash, gjykoi me qetësi:
“Ore prit njëherë, prit! Pra, SPAK ka vajtur në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk gjen kontratën origjinale të koncensionit të nënshkruar nga ministri?! Uau! Asnjë rresht në protokollin e Ministrisë nuk tregon regjistrimin e aktit?! Uau, Uau, Uau! Ka akoma ministri Shëndetësie që e paguan ky shtet?! Uaaaaaa! Kjo është përtej çdo imagjinate.
1. Me çfarë akti janë ekzekutuar pagesat në Thesar?!
2. Po hetimi i derisotëm mbi cilin akt zyrtar ka ndodhur?!
3. Ore, a ka ndodhur koncensioni apo jo?!
E pabesueshme! Çfarë s’po dëgjojmë. Këtu është i gjithë shteti për burg. Kolaps total. Thesari i Shtetit bën pagesa me letra informale! Ministria si institucion shumëzohet me zero."