Mutacioni i ri i Covid-19, Dasho: Nuk ka nevojë për alarm, nuk konstatohet një klinikë më e rëndë

Shqipëria

Mutacioni i ri i Covid-19, Dasho: Nuk ka nevojë për alarm, nuk konstatohet një klinikë më e rëndë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 20:23
Erion Dasho

Në një intervistë me Ora News, mjeku Erion Dasho u shpreh se nuk ka nevojë për alarm lodhur ma variantin e ri të Covid-19 që është shfaqur në disa vende.

Ai tha se të dhënat flasin për një variant të ri, por nuk konstatohet një klinikë më e rëndë dhe varianti është në mbikëqyrje dhe nuk bëhet fjalë për një situatë emergjente.

Dasho: Nuk ka nevojë për alarm. OBSH nuk ka përmendur për mutacionin në fjalën alarmin sepse është diçka që po mbahet nën vëzhgim. Ka rreth 30 mutacione që janë krijuar dhe mendohet se është krijuar në një person me imunitet të kompromentuar duke ndryshuar shumë.

Të dhënat flasin edhe pse kemi një variant të ri, nuk konstatohet një klinikë më e rëndë dhe varianti është në mbikëqyrje dhe nuk bëhet fjalë për një situatë emergjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat