Aksident në Korçë, makina përmbyset në mes të rrugës

Shqipëria

Aksident në Korçë, makina përmbyset në mes të rrugës

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një mjet në afërsi të fshatit Dvoran, në Korçë ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa është përplasur me disa pemë rresht dhe ka përfunduar përmbys në anë të rrugës.

Mësohet se ka dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht pa të dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat