Avokatët e Fredi Belerit kërkojnë lirimin e tij në GJKKO, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shqipëria

Avokatët e Fredi Belerit kërkojnë lirimin e tij në GJKKO, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 09:59
Fredi Beleri

Avokatët e Fredi Belerit kanë depozituar në gjykatën e posaçme një kërkesë të re për lirimin e të zgjedhurit si kryebashkiak i Himarës.

Shqyrtimi i saj bëhet ditën e sotme ndërsa trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat