Siguria rrugore, Balla: 93 të ndaluar për drejtim mjeti pa patente apo gjendje të dehur

Shqipëria

Siguria rrugore, Balla: 93 të ndaluar për drejtim mjeti pa patente apo gjendje të dehur

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se Policia e Shtetit në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, ka ndaluar 93 drejtues mjetesh, të cilët ishin duke drejtuar mjetin të dehur apo pa leje drejtimi.

Balla bënë të ditur se në kuadër të kontrolleve janë pezulluar 86 leje drejtimi.

“Janë ndërmarrë masa administrative për 4 290 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi nivelin e lejuar;

Për 1 968 drejtues mjetesh të gjobitur për parakalim të gabuar, 1 124 drejtues të gjobitur për mos vendosje të rripit të sigurimit, 853 drejtues motomjetesh të gjobitur për mos vendosje kaske dhe 832 drejtues mjetesh të gjobitur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit”, përfundon Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat