Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje.
Ai ka thënë se ndihet i kërcënuar prej tij.
Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.