Shqipëria është padyshim një nga destinacionet më të njohura për verën 2023, sidomos për turistët italianë të cilët janë rritur në numër.
Çmimet më të ulëta në krahasim me Italinë dhe bukuria e peizazheve kanë bërë që shumë prej tyre ta zgjedhin si destinacion pushimi.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar vaj, si në rastin e një turisti italian, i cili në rrjetet sociale njihet dhe TikTok si ‘xhaxhi Roço’, rrëfen eksperiencën negative të ekskursionit në Sarandë, duke specifikuar në një video tjetër se nuk dëshiron të “nxijë” të gjithë Shqipërinë, të cilën ai shprehet se e vlerësoi shumë dhe që synon të kthehet, por ka pasur eksperiencë të keqe vetëm në ekskursionin në fjalë.
Çfarë bëri ai të ditur përmes rrjeteve sociale: “Dua t’ju tregoj për përvojën time në anijen pirate… shumë i dekurajuar.Anija kishte 100 vende, por ne ishim të paktën 300 vetë në bord. Udhëtimi zgjati 5 ose 6 orë dhe më shumë se gjysma e njerëzve mbetën në këmbë. Mes tyre kishte shumë çifte me fëmijë, madje disa muajsh. Ne kishim një stol dhe u grumbulluam për t’u ulur disa djem napolitan, përndryshe do të duhej të bënin udhëtimin me fëmijët në krahë”.
Xha Roko shpjegon se deti nuk ishte në kushtet më të përshtatshme për të lejuar lundrimin e anijes. “Përveç kësaj, anija as që duhej të lundronte sepse deti ishte shumë i trazuar dhe nuk mund t’ju them sa njerëz u shkatërruan, deri në të vjella…”, vazhdoi ai në rrëfimin e tij.
Por rrëfimi nuk mbaron këtu shkruan ilfattoquotidiano.it: “Të përzier nga era e karburantit, gjatë rrugës u gjendëm në qendër të një feste me shkumë dhe unë rashë përtokë duke rrezikuar të godas kokën në stol”.
Italiani shton se ajp që e bindi atë dhe miqtë e tij për të shkuar në ekskursion ishin fjalët e zonjës që u shiti biletat: “Ajo na tha se do të vizitonim plazhet më të bukura dhe të paarritshme, por pamë plazhe të rregulluara”. Dhe ai përfundon: “Mezi prisnim të ktheheshim, vërtet udhëtim stresues”.