Tregu valutor, forcohen monedhat e huaja në Shqipëri

Shqipëria

Tregu valutor, forcohen monedhat e huaja në Shqipëri

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Monedhat e huaja u forcuan këtë të martë në kursin e këmbimit me lekun.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro dhe dollari u forcuan lehtë me repsektivisht 0.09 dhe 0.04 lekë.

Kështu një dollar u këmbye të martën me 97.27 lekë, ndërsa një euro me 106.02 lekë, transmeton ATSh.

Poundi britanik fitoi 0.55 pikë duke u këmbyer me 124.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.86 lekë ose 0.27 lekë më tepër se dje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat