Greqia ka pranuar ndihmën e shtetit shqiptar, i cili pak orë më parë nisi disa zjarrfikëse drejt Greqisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Më herët, u raportua se Greqia kishte refuzuar ndihmën e Shqipërisë duke thënë se nuk ishte nevoja për këtë ndihmë.
Zjarrfikësit dropullitë e gjirokastritë, u nisën më herët me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi mëngjesin e sotëm për në Greqi, për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre si pasojë e situatës shumë të rënduar të zjarreve që ka prekur fqinjin jugor.