Arrestohen 3 persona në Fier për vepra të ndryshme penale

Shqipëria

Arrestohen 3 persona në Fier për vepra të ndryshme penale

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi theu masën e arrestit të shtëpisë duke dal jashtë banesës. Ndërsa po në Fier, një 24 vjeçar i arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte policia i gjeti doza kanabis sativa. N.T 25 vjeç u arrestua pasi aksidentoi me makinë një mje tjetër dhe la të plagosur 2 persona. 

Njoftimi i policise Fier:

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi kishte dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. A., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 25 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në fshatin Mizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., 64 vjeç, dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë në kujdesin e mjekëve, shtetasi B. M. dhe pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja F. M., 51 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat