Ndodh sërish! Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal në Kombinat

Shqipëria

Ndodh sërish! Makina del nga rruga dhe futet brenda në lokal në Kombinat

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i pazakontë është regjistruar ditëm e sotme në Tiranë, në zonën e Kombinatit ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është futur brenda një lokali.

Në pamjet e “JOQ”, duket makina brenda pjesës së jashtme të lokalit teksa në kohën kur ka ndodhur aksidenti ka pasur edhe klientë.

Nuk dihet ndërkohë nëse ka pasur të lënduar.

Ky aksident vjen pas atij të regjistruar dy ditë më parë ku një makinë me shpejtësi të lartë përfundoi te diga e Liqenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat