Albert Gjinaj dhe Gentian Nikolli janë plagosur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.