Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, rreth orës 1:15 të së shtunës pasi kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizim është këputur duke zënë posht të riun.
Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të njohur në lagjen “Nr. 1″, në Sarandë, pronari i së cilës është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Spiro Iljadhin.
Kujtojmë se ai është përfshirë nW një konflikt me armë më 20 qershor 2021. 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri qëlluan me 20 plumba pas një konflikti të çastit ku të plagosur ngelën vetë Iljadhi dhe një pushues i cili po kalonte aty në ato momente.
Për aksidentin fatal ku humbi jetën 17-vjeçari është arrestuar Lulzim Allkushi, i cili ka montuar ashensorin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .