Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, rreth orës 1:15 të së shtunës në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të njohur në lagjen “Nr. 1″ ndërsa pronari është shpallur në kërkim.
Mësohet se 43-vjeçari i cili kishte montuar ashensorin, tashmë i arrestuar, nuk ishte i licensuar për ta kryer atë punë.
Pas montimit, Lulzim Allkushi nuk ka shkuar t’i bëjë shërbimet e nevojshme ashensorit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen në vend 17-vjeçarit.
Kujtojmë se pronari i diskotekës, Spiro Iljadhi është përfshirë në një konflikt me armë më 20 qershor 2021. 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri qëlluan me 20 plumba pas një konflikti të çastit ku të plagosur ngelën vetë Iljadhi dhe një pushues i cili po kalonte aty në ato momente.