Pedagogu dhe akademiku, Artan Fuga ishte përmes një lidhje "Skype" në studion e Ora News. Fuga foli për çështjen Beleri dhe se ajo është një çështje minore.
"Për Belerin drejtësia ka vendosur paraburgim, por nuk ka akoma vendim përfundimtar.
Situata në Himarë paraqitet shumë problematike. çështja civile është çështje tjetër, dhe çështja për treva është tjetër. Nuk është vetëm çështje e drejtësisë apo vetëm çështje politike, por është e përzier.
Shqipëria kërkon të integrohet në BE, por duhet të jetë shumë e kujdeshshme me minoritetet greke. Shqipëria kërkon të plotësojë kushtet e veta për në BE, por duhet ti japë të drejta minoriteteve. Greqia të pengojë Shqipërinë për tu futur në BE është retorikë", tha nder te tjera Fuga.