jë aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Një automjet ka përplasur një person i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes i dëmtuari ka marrë lëndime në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policise dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.