Veliera pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë tre turistëve nga Turqia

Shqipëria

Veliera pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë tre turistëve nga Turqia

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Një velierë, në bordin e së cilës ndodheshin tre turq, pësoi defekt në det gjatë natës.

Turistët po vinin nga Durrësi, kur kërkuan ndihmë në afërsi të gjirit të Sarandës.

Shërbimet e Policisë u kanë ofruar ndihmë, duke i nxjerrë në breg. Të tre, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mjeti lundrues është tërhequr në vendin e ankorimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat