Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, lihet në burg 17-vjeçari

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Gjykata e Sarandës ka dhënë masës e sigurisë arrest me burg për 17 vjeçarin Elio Rraku, te dyshuar si shkaktar i aksidentit automobilistik ku humben jeten dy turiste italiane.

Ndër të tjera mësohet se seanca është zhvilluar në ambientet e spitalit pasi adoleshenti vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja e çështjes Esmeranda Basho kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati i të miturit, Çlirim Shahini, kërkoi një masë më të lehtë sigurimi me argumentin se Rraku është i mitur, student dhe i traumatizuar si dhe për të qenë më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat