Është mbyllur procesi i numëritmit të votave për zgjedhjen e kandidatit i cili do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e pjeshme në Kukës.
Votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00.
Emri Vata është kandidati fitues në Primaret e zhvilluara sot për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Kujtojmë se procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.
Gara brenda demokratëve u zhvillua mes Arif Rexhmatit, Ardian Elezit, Emri Vata, Gëzim Shehut dhe Ylber Zenelit.
Komunikimi zyrtar i Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Sali Berisha:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ndoqi sot, e diel, 27 gusht 2023, Primaret në PD Kukës per te zgjedhur kandidatin per zgjedhjet e pjesshme per Bashkine Kukes.
Kandidatë në Primare ishin:
1- Ardian Sokol Elezi
2- Emri Haxhi Vata
3- Gëzim Beqir Shehu
4- Uran Rakip Cengu
5- Ylber Haxhi Zeneli
Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Pas numerimit të fletëve të votimit, sipas procesverbalit zyrtar të mbërritur nga Komisioni i Votimit dhe Numurimit, fitues u shpall: z. Emri Vata.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kandidatit në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Kukës.