Kërkohej nga Interpoli, kapet rusi që tentoi të hynte në Shqipëri

Shqipëria

Kërkohej nga Interpoli, kapet rusi që tentoi të hynte në Shqipëri

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:17
Shqipëri

Një 59 vjeçar rus që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur në Shqipëri.

Kapja e tij u bë në momentin kur ishte duke hyrë në Muriqan të Shkodrës.

Ai kërkohej nga Interpol Moska pasi akuzohet se i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda në Rusi, vepër kjo që dënohet maksimalisht me 15 vjet burgim.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscow”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi”, njofton policia shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat