Kush është 57-vjeçari që abuzonte seksualisht me vajzën e tij

Shqipëria

Kush është 57-vjeçari që abuzonte seksualisht me vajzën e tij

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25-vjeçare.

57-vjeçari Ramazan Rroko me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici.

Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat