Automjeti përplas biçikletën në Pogradec, një i plagosur

Shqipëria

Automjeti përplas biçikletën në Pogradec, një i plagosur

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë, Pogradec. Një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat