Një 67-vjeçar i identifikuar si Jorgo Shemsho është arrestuar nga policia e Sarandës për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Policia tha se arrestimi në flagrancë i 67-vjeçarit ka ardhur pas njoftimit të një 15-vjeçareje, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se 67-vjeçari dyshohet të ketë lidhje intime me nënën e vajzës 15-vjeçare.
Ditën e djeshme kur ka shkuar në banesën e tyre ka ngacmuar seksualisht të miturën.