Bashkia e Lushnjës i është përgjigjur menjëherë apelit për ndihmë nga babai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçari që u vra në Itali nga një algjerian.
Babai i viktimës kërkoi nga autoritetet shtetërore ndihmë procedural dhe financiare për kthimin e trupit të viktimës në Shqipëri, që ai të prehet në vendlindjen e tij.
Menjëherë pas thirrje për ndihmë kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa zhvilloi një takim me babain e Klajdi Bitrit, duke e garantuar se do t’i propozojë këshillit bashkiak kalimin e një fondi që do të mbulonte shpenzimet për kthimin e trupit të 23 vjeçarit në vendin tonë.
Bashkia e Lushnjes po përgatit futjen e materialit për ndihmë financiare në mbledhjen e radhës që këshilli bashkiak do të ketë ditën e enjte.
23-vjeçari Klajdi Bitri, humbi jetën ditën e djeshme në Itali, lu një shtetas nga Algjeria e qëlloi me armë me shtizë.
Ndërkohë, Xhuliano Bitri, vëllai i viktimës ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Klajdit. I ndjeri ishte emigrant në Itali prej disa vitesh dhe gjeti vdekjen në tentativë për të shuar konfliktin mes mikut të tij dhe autorit të krimit.