Një 57 vjeçar është arrestuar në fshatin Dërmish të Finiqit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25-vjecare.
Fqinjët e Ramadan Rrokos deklaruan se ai nuk ishte problematik në fshat.
“Unë nuk e di të jetë problematik.
Se çfarë ka bërë me vajzën e tij, nuk mund të flas. Që të ishte problematik në fshat, nuk ka qenë. Ose që të ngacmonte ndonjë nga femrat në fshat, nuk ka qenë”, thotë një prej fqinjëve.