Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

Shqipëria

Murrizi: PD do shkojë e përçarë në zgjedhjet e 2025

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:42
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murriz

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se PD do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas Murrizit ajo që tashmë ka ndodhur brenda të djathtës është diçka që nuk mund të rregullohet me takimet mes Bardhit e Palokës, pasi ata që duhet të ishin takua janë njerëzit që e sollën PD në këtë pikë, Basha e Berisha.

“Është një gjë tashmë e thyer për të cilën nuk shoh ngjitje.

Kam qenë konsistent në atë që kam parashikuar që me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar; kam thënë që në zgjedhjet e para politike në 2025 këta do jenë veç, pavarësisht disa takimeve delirante të Bardhit me Palokën. Është dashur të takohen ata që e shkaktuan këtë ndarje, Basha dhe Berisha.

Do shkojnë në zgjedhje veç se duhet të provojnë veten. Grupi i Bardhit, Bashës, Alibeajt janë të ndarë në tre pjesë dhe nuk janë të lirë në vendimet e tyre”, tha Murrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat