Pas qëndrimit të zëdhënëses së Komisionit Europian, e cila mohoi të ketë patur koordinim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel për një afat konkret për zgjerimin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “X”, ai e ka krahasuar anëtarësimin në union me një autobus, udhëtimi i të cilit do të jetë i ngadaltë, por i sigurt.
“Kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan…
Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.