Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Dërmish të Finiqit, ku 57-vjeçari Ramadan Rroko abuzonte seksualisht me vajzën e tij 25-vjeçare.
Mësohet se 20 vite më parë, gruaja e Rrokos, ishte me probleme të shëndetit mendor dhe helmoi fëmijët e saj.
Dy prej tyre ndërruan jetë, ndërsa vajza, tanimë 25-vjeçare dhe një vëlla arritën të shpëtojnë.
Vajza u dërgua në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, ndërsa për fatin e të vëllait nuk dihet asgjë. I ati i tyre, Ramazan Rroko fill pas ngjarjes u zhvendos në fshatin Dërmish të Finiqit, ku jetonte i vetëm deri një muaj më parë.