Altin Dumanit i rrezikohet jeta? Lëviz me makinë të blinduar, banesa e tij "blindohet" me forca policie e dronë

Shqipëria

Altin Dumanit i rrezikohet jeta? Lëviz me makinë të blinduar, banesa e tij "blindohet" me forca policie e dronë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:39
Altin Dumani

Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit.

Prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor. 

Zona eshte monitoruar me dronë dhe janë shtuar grupet e gadishmërisë ku ndodhet banesa e Dumanit në Kombinat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat