Mbrojtje shtesë për kreun e SPAK? Balla: Nuk kam informacion për kërkesë nga kryeprokurori Dumani

Shqipëria

Mbrojtje shtesë për kreun e SPAK? Balla: Nuk kam informacion për kërkesë nga kryeprokurori Dumani

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:51
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin për shtimin e masave të sigurisë së kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai ka thënë se nuk informacion për kërkesë nga kryepokurori Dumani, duke hedhur poshtë zërat.

“Unë nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë të bëhet pjesë e lajmit të ditës, edhe pastaj duhet të vrapojmë të gjithë për të sqaruar. E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe dua të garantojë jo vetëm prokurorët e SPAK, gjyqëtarët, por çdo qytetarë të këtij vendi që Policia e Shtetit është në vend për të hetuar dhe çdo kush të jetë i sigurt.

Në këtë këndvështrim kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, të cilit i kam kërkuar që të marri kontakt me Zotin Dumani dhe Policia e Shtetit të vazhdojë të bëjë detyrën për çdo zyrtar të këtij shteti, i cili me punën e vetë i shërben këtij shteti. Unë nuk jam informuar që të ketë ndonjë problem lidhur me atë që po thoni. Pra, nuk kam informacion që të ketë një kërkesë për të.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat