Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir.
Këto punime janë financuar nga qeveria për Bashkinë e Shkodrës si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë zhvillim të turizmit dhe agroturizmit.
“Mirëmëngjesi, dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, të financuara nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në një zonë mahnitëse.
Ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.