Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, policia shpall në kërkim 66-vjeçarin në Selenicë

Shqipëria

Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, policia shpall në kërkim 66-vjeçarin në Selenicë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka sekuestruar në banesën e një shtetasi në Selenicë një kallashnikov dhe municion luftarak. Policia ka identifikuar autorin, shtetasin P.B 66 vjeç dhe e ka shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë Vlorë:

Selenicë, Vlorë/Kontrolle të shtuara për konstatimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia identifikon poseduesin e armës së zjarrit dhe vijon punën intensive për kapjen e tij.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për posedimin e kundërligjshëm të një arme zjarri, në një banesë në fshatin Treblovë, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Vlorë, kanë ndërhyrë në këtë banesë dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.

Si rezultat, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit kallashnikov dhe i një sasie të konsiderueshme municioni luftarak.

Gjithashtu, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim poseduesin e kësaj arme, shtetasin P. B., 66 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat