Sot nis shpërndarja e librave falas në Shqipëri, Rama: Konkretizim i mbështetjes së qeverisë

Shqipëria

Sot nis shpërndarja e librave falas në Shqipëri, Rama: Konkretizim i mbështetjes së qeverisë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:18
Shqipëri

Këtë të premte nis në të gjitha shkollat fillore në Shqipëri shpërndarja e teksteve mësimore falas.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar se librat do të shpërndahen falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndërsa për klasat e para, të dyta dhe të treta librat do të shpërndahen të rinj, e jo më të përdorur siç kanë qenë në vitet më parë.

Kjo sipas kryeministrit është konkretizim i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

“Mirmëngjes! Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat