Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj është ndalur te deklaratat e bëra ditën e sotme nga avokati Spartak Ngjela, i cili tregoi periudhën e trazirave të 1997-ës kur lideri Fatos Nano, u burgos padrejtësisht dhe tentuan ta vrisnin në qeli.
Ngjela rrëfeu sesi dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për të nxjerrë Fatos Nanon e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij. Pas këtij rrëfimi, ish-ministri Malaj e ka treguar më me tepër detaje këtë episod.
Ai tha se Ngjela, i cili asoj kohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike. Malaj zbuloi se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burg.
U desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Bashkim Fino dhe Ngjelës që të bindnin Sali Berishën, asoj kohe President, që të shpallte amnistinë.
Postimi i plotë i Arben Malaj:
Ministri Drejtesise Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimish Ishte transferimi me helikopter nga burgu Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shperthyer dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe.
Nano dergoj mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real.
Nano qartesoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia.
U desh nderhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atehere Nano dhe Ramiz Aliaj pranusn te dilnin nga burgu.
Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi bonusit per rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shperthimit te burgjeve.
Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisese.
Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi,sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjere.
Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.