Bashkimi Bardhi-Berisha? Gurra: Ishte e pritshme, janë 2 grupimet e mëdha

Shqipëria

Bashkimi Bardhi-Berisha? Gurra: Ishte e pritshme, janë 2 grupimet e mëdha

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:56
Gazment Bardhi, Sali Berisha

Gazetari Hysni Gurra tha në një intervistë për Euronews Albania se lëvizja për bashkimin e grupimit  të Berishës  dhe Bardhit ishte e pritshme pasi ata përfaqësojnë grupimet më të mëdha brenda PD.

Sipas Gurrës, për shqiptarët ka interes që vendi të ketë opozitë, ndaj duhet gjetur një rrugë që të ketë  një grupim që t’i bëjë ballë kësaj mazhorance.

Ishte e pritshme se ato janë dy pjesët më të  mëdha që bëjnë opozitën reale. Nga 52 deputetë që ka pasur PD, 22 i ka Berisha, 13-14 i ka Bardhi dhe nja 8 i ka Basha.

Për shqiptarët ka interes që vendi të ketë opozitë, sot për sot është e përçarë, ndaj duhet gjetur një rrugë që të ketë një grupim që t’i bëjë ballë kësaj mazhorance dhe të japë një zgjidhje për shqiptarët.

Lëvizjet e para kanë filluar. Është një përpjekje normale që bëjnë dy grupime të djathta”, tha Gurra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat