Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, Basha prezanton ndryshimet statutore, zbardhet agjenda

Shqipëria

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i PD, Basha prezanton ndryshimet statutore, zbardhet agjenda

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 08:07
Lulzim Basha

Sot Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të Partisë Demokratike, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Gazeta ka mësuar, se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.

Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët. Po ashtu, do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.

Kuvendi nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.  

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat