Një banesë në katin e tretë të një pallati pesë katësh është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’15 Tetori’.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës, ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba.
Tymi ka alarmuar edhe banorët e zonës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.