Analisti Agim Baçi, në një intervistë për Euronews Albania, i cilësoi si lëvizje pozitive ndryshimet statutore që pritet të miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Basha.
Ai e cilësoi si normale që kryetari i partisë merr kompetencat e grupit parlamentar, duke qenë se replikën më të forta në kuvend me kryeministrin e bën kryetari i partisë.
“Sot duhet të dëgjojmë nga Basha arsyet e rikthimit dhe cila ka qenë marrëdhënia reale me Berishën, pastaj është në dorën e demokratëve nëse do t’i bashkëngjiten apo do kemi dy pjesëza të PD.
Është normale që kryetari i partisë merr kompetencat e kreut të grupit parlamentar duke qenë se replikat më të forta në kuvend me kryeministër i bën kryetari. Është një lëvizje më e ndershme, ti je personi me përgjegjësi që pretendon t’i zësh vendin kryeministrit. Është një ndryshim pozitiv, nuk ka pse të fshihet pas kryetarit të grupit”, tha Baçi.