Kushi për 114 vjetorin e Kongresit të Elbasanit: Gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare

Shqipëria

Kushi për 114 vjetorin e Kongresit të Elbasanit: Gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:47
Kongresi i Elbasanit

114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.

“Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit, e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.

Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës. U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare”, shprehet ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat