Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në rrjedhën e lumit Devoll.
Ka qenë i biri 50-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë, teksa mësohet se i moshuari ishte larguar nga banesa e tij në Belsh që me 31 gusht.
Familjarët kanë deklaruar se 80-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.
Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.