Një 50 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ndërsa një 43 vjeçar është proceduar pasi një 74 vjeçare e ka kallëzuar për ngacmim seksual.
Njoftimi i policisë Gjirokastër:
Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
- Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.