Përparësi periferive në mandatin e ri/ Veliaj: Që qytetarët të mos vijnë deri në sheshin Skënderbej

Shqipëria

Përparësi periferive në mandatin e ri/ Veliaj: Që qytetarët të mos vijnë deri në sheshin Skënderbej

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Në një tjetër zonë të Tiranës, atë të Freskut, përfundoi rikualifikimi urban.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa transformimin e kësaj zone, e lidhur me rrugën Rexhep Bastari.

Është kënaqësi e jashtëzakonshme, dhe nga uratat e të gjithë banorëve më bëhet zemra mal se do të thotë që po certifikohet puna. Ka një certifikim që bëhet nga supervizore, por certifikimi më i mirë bëhet nga banorët. Tani duhet vetëm ta mirëmbajmë”.

Nga zona e Freskut, Veliaj tregoi një prej prioriteteve të mandatit të tij të ri katër vjeçar.

Ky mandat do të jetë i fokusuar te zonat periferike. Te zonat ku lidhet pjesa e komunave, me pjesën e Tiranës urbane, pjesa e Dajtit me pjesën e njësisë 12 dhe të Kinostudios. Puna ka ecur mirë edhe për Unazën e Madhe. Ne do të bëjmë pjesën e Kinostudios, ku lidhet autostrada me rrugët urbane. Aty do të jetë një qendër e këtyre njësive, pa pasur nevojë për të shkuar te sheshi Skënderbej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat