Për shkak të defektit në mjetin lundrues, dy shtetas në Shqipëri rrezikuan të fundoseshin bashkë me gomonen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjirit të Durrësit në orët e hershme të mëngjesit derisa Njësia Policore Detare u ka dalë në ndihmë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë arritur nxjerrjen e personave në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg mjeti lundrues që sipas autoriteteve kishte pësuar defekt.
Për këtë rast Policia kishte kuptuar gjatë patrullimeve në hapësirën detare të qarkut.