Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të drejtohet nga ish-Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Çuçi është prezantuar sot si kryetar i grupit parlamentar të partisë socialiste.
Vendimi për ta vënë ish-Ministrin e Brendshëm në krye të grupit parlamentar të PS-së është marrë nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur në korrik.
Sot ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.