Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se Florjan Colaj duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një tjetër automjet pa targa, që drejtohej nga Alban Zusi.
Si pasojë e përplasjes të dy shoferët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.