Mori titullin “Patron i Kalasë” nga bashkia e Beratit, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Qesharake

Shqipëria

Mori titullin “Patron i Kalasë” nga bashkia e Beratit, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Qesharake

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:54
Vjosa Osmani

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar pas lajmit se bashkia e Beratit i ka dhënë titullin “Patron i Kalasë”, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Patron i Kalase? Cdo te thote ky titull per trashegimine kulturore shqiptare? Njeri qe ka kontribuar me financime per Kalane e Beratit?

Apo dikush qe ka punuar si murator apo qe pastron cdo dite me fshese?

Tituj te stisur pa asnje lidhje me trashegimine e bejne kete te fundit qesharake si vete titujt qe shpiken ne emer te saj”, thuhet në një dkelaratë në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat