Gazetarja Aida Topalli, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, foli në lidhje me shpërndarjen e drogës në shkolla.
Ajo theksoi se minorenët që merren me konsumimin dhe shpërndarjen e drogës nuk kanë frikë as policin dhe as prindin.
“Besimi tek policia nis që në familje. Kjo e fundit duhet t’u mësojë fëmijëve që policia është për t’u kujdesur për të. E dyta, kur bëhen fushata sensibilizuese, fëmijët duhet ta marrin më seriozisht punonjësin e policisë.
Gjimnazistët nuk duan më të jenë të rregullt. Minorenët nuk shohin autoritar figurën e prindit, e çfarë mund të presim për figurën e policisë”- tha ajo.