Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por dogji sipërfaqe toke të mbjella të bashkëfshatarit, e pëson keq autori

Shqipëria

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por dogji sipërfaqe toke të mbjella të bashkëfshatarit, e pëson keq autori

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë dogji disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, vihet në pranga.

Sapo u njoftuan për një vatër zjarri, në fshatin Shtordhë, Kavajë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. H., banues në këtë fshat.

Shtetasi H. H. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe për shkak të përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat